Hënë, 08 Mars 2010 21:45
Vendimi autoriteteve kanadeze që ta largojnë studenten muslimane nga shkolla për shkak të refuzimit të saj që ta heq nikabin ka shkaktuar indinjatë tek pakica muslimane, e cila këtë vendim e ka vlerësuar si diskriminues "T'ia pamundësosh personit integrimin, vetëm se pason atë në çka beson se është e drejtë, është gabim", thotë Salam Elmenyawi, kryetar i Këshillit musliman në Montreal, për Montreal Gazzete, 3 mars.
Komisioni për të drejtat e njeriut në Quebec, është duke shqyrtuar rastin e studentes muslimane e cila është larguar nga shkolla Saint Laurent në Montreal për shkak të bartjes së nikabit.
Vajza ka studiuar gjuhën franceze në kuadër të programit integrues të cilën e ka financuar qeveria.
Me insistimin e Elmenyawit rasti shume lehtë mund të zgjidhet përmes bisedimeve. "Në vend të marrëveshjes së arsyeshme krijohen raste histerike", tha ai, duke dënuar vendimin si diskriminues.
"Unë, personalisht jam konsultuar me Concord-in dhe universitetet tjera për rastet e tilla dhe gjithmonë kam pasur sukses në gjetjen e zgjidhjes".
Studentët musliman kanë shprehur keqardhje në lidhje me këtë vendim.
"Ekziston kjo bindje e gabuar se nëse e mbulon fytyrën, nuk mund të komunikosh me komunitetin", thotë Asma Qureshi, 24, studente në vitin e parë të fakultetit për terapi rekreative në Universitetin Concordia, për Gazzete. "Nuk e pranoj argumentin se nikabi paraqet pengesë për studim dhe komunikim". "Për shembull", përmend ajo, "kirurgët bartin maska në kokë, siç vepronin edhe shumë njerëz gjatë frikës nga gripi i derrit. Derisa nuk i detyron të tjerët në këtë, a nuk mbetet kjo zgjedhje personale?"
Manal Karime, 21, studente e vitit të dytë të fakultetit ekonomik, thotë se mbulimi i fytyrës është zgjedhje personale e individit. "Nuk dëshirojmë probleme, por ne i vlerësojmë bindjet tona"
Karime, e cila bartë hixhab, por jo edhe nikab, beson se lejimi i studimit personave që e mbulojnë fytyrën nuk i pengon askujt. "Buzëqeshju njerëzve, shprehju mirëseardhje dhe kuptoi", i porosit ajo jomuslimanët.
Muslimanët e përbëjnë 2% e popullatës 32.8 milionëshe në Kanadë.



































