Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot9060
mod_vvisit_counterDje14932
mod_vvisit_counterKëtë Jave108007
mod_vvisit_counterJaven e kaluar92101
mod_vvisit_counterKëtë Muaj148724
mod_vvisit_counterMaujn e Kaluar355029
mod_vvisit_counterGjithsej2542603

Online (Mrena 20 min): 92
IP adresa Juaj: 38.107.191.104
,
Sot: 7or 10, 2010

As nesër komuna Qendër nuk debaton për Burmali Xhaminë

Shtyp PDF

image

As në seancën e nesërme të Këshillit të komunës Qendër nuk do të debatohet për iniciativën e BFI-së që në qendër të Shkupit të ngrihet Xhamia Burmali. Kjo u bë e ditur nga vetë kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviç duke shtuar se kjo iniciativë e vjetër gjashtë muaj, do të vihet në rend dite në një nga seancat e radhës.  
“Shumë shpejt do të jetë në rend dite. Njëherë tentova që ta vë, por këshilltarët e LSDM nuk deshën ta pranojnë në rend dite duke u arsyetuar se nuk kanë qenë të përgatitur, kërkuan materiale me shkrim. Unë ju kam thënë se nuk do të ketë materiale të shkruara për një iniciativë, të cilën do të duhet ta shqyrtojmë dhe për të cilën do të duhet të debatojmë. Nuk do të jetë nesër, por me siguri në një nga seancat e radhës", njoftoi Vlladimir Todoroviç, kryetar i komunës Qendër.
Kohëve të fundit përflitet se Xhamia Burmali do të ndërtohet në ndonjë vend tjetër, por jo edhe në qendër, ashtu siç kanë kërkuar Këshilli koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali dhe BFI-ja. Zërat e tilla Todoroviç nuk i pohoi, por edhe as si përgënjeshtroi.
“Nuk di për këtë, unë kam dëgjuar nga mediat, por unë nuk kam koment për këtë", thekson Vlladimir Todoroviç.
Derisa iniciativa e BFI-së pret për t'u debatuar në Këshillin e Komunës Qendër, në sheshin e Shkupit brenda një muajit do të filloj vendosja e skulpturave të para, pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’.
Meral Ismaili