Butiku Fortuna

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot4161
mod_vvisit_counterDje23650
mod_vvisit_counterKëtë Jave27811
mod_vvisit_counterJaven e kaluar93693
mod_vvisit_counterKëtë Muaj82303
mod_vvisit_counterMaujn e Kaluar355029
mod_vvisit_counterGjithsej2476182

Online (Mrena 20 min): 267
IP adresa Juaj: 38.107.191.102
,
Sot: 7or 06, 2010

Online

Emision Special  për Ramazan

Ditën e martë nga ora 17.00

Më hoxhën e nderuar Muhamed Dermaku

Për pyetje direkte kontaktoni : 0043 1920 14 42

Për pyetje më shkrim Shkruaj tëk Rubrika Dërgo Mesazh

Ta njohim të vërtetën

Çdo të martë ora 21:30

Email adresa ku ju mund të shkruani pyetje është
tanjohimteverteten@hotmail.com

Dhe Telefoni për direkt pyetje +381 (0)38 249 237

SMS Pyetje : 00377 44 156 614

Emision kontaktues " Ramazani 2010 "

Me hoxhën e nderuar Hfz.Lulzim Susuri

Ditën e hënë ora 17.30

Për pyetje kontaktoni : 0043 676 722 72 67

Udhëheqes i emisionit : Hevzi Hasani

Aisha, radijallahu anha

Shtyp PDF

Gruaja e parë muslimane që duhet përmendur është padyshim Aishah, radijallahu anha, gruaja e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, vajza e Ebu Bekër es-Sidikut, radijallahu anhu. I Dërguari i Allahut vdiq ndërsa ajo ishte ende nëntëmbëdhjetë vjeçe megjithatë dija e saj u përhap afërsisht në çdo vend mbi tokë. Ajo, radijallahu anha, ishte një transmetuese e famshme e haditheve të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe askush nuk ka transmetuar më shumë se ajo dhe Ebu Hurejre, megjithatë ajo ishte shumë më e saktë sesa ai, radijallahu anhu.

Ez-Zuheri ka thënë: Nëse dituria e Aishes, radijallahu anha, do të krahasohej me të gjitha gratë, e saja do të ishte më e mira”

A’ta ka ka thënë: “Aisha, radijallahu anha, ishte një nga personat më të ditur midis njerëzve dhe më e mira për të dhënë opinionet masave”.

 

Ebu Umar Abdul Bari ka thënë: Ajo (Aisha, radijallahu anha) ishte i vetmi person i kohës së saj të shkëlqente në tre shkenca, fikh-jurispundencë islame, shkencat mjekësore dhe poezi”.

Musa bin Talha, radijallahu anhu, ka thënë: “Unë nuk kam parë askënd më orator sesa Aisha, radijallahu anha”.

Ebu Musa el-Ashari ka thënë: “Ne, sahabet e të dërguarit të Allahut kurrë nuk e pyetnim Aisha-n, radijallahu anha, rreth një tradite, përsa i përket diçkaje që ne ishim në dyshim, pa e parë se ajo kishte disa njohuri për to”. [I transmetuar nga et-Tirmidhiu]

Mesruku ka thënë: “Unë kam parë dijetarët e mëdhenj midis sahabeve të dërguarit të Allahut duke e pyetur atë rreth el-faraid (obligimeve fetare)”.

Ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka përmendur nga Shejh Ebu Is’hak el-Shirazi në Tabakat e tij, midis një numri të sahabeve dijetarë. Përsa i përket Ibën Hazmit kur ai bëri listën e emrave të sahabeve të cilët transmetuan fetvatë (verdiktet islame) përsa i përket urdhërave, ai vendosi Aisha-n, radijallahu anha, në krye të listës së të gjithë sahabeve, radijallahu anhum.

Ajo, radijallahu anha, ishte midis dijetarëve të cilët dhanë gjykimin e tyre personal (ixhtihad) të disa teksteve ligjore dhe ishte shumë influencuese dhe efektive në principet themelore të fesë islame. Ajo, radijallahu anha, shkëlqente në lexim dhe vetëm pak sahabe të të dërguarit të Allahut e kishin këtë aftësi. Shumë nga sahabet i referoheshin korrigjimeve të saja dhe shënimeve të saja përsa i përket vetë gjykimeve të tyre.

Gratë e vizitonin atë në shtëpinë e saj për të marrë nga dija e saj dhe grat tjera të të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, shkëmbenin me Aisha-n, radijallahu anha, detyrën e përhapjes së islamit midis muslimanëve. Ato kanë transmetuar shumë hadithe (thënje, vepra ose përshkrime të të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem) dhe ka shumë interpretime të vetë atyre rreth fikhut të këtyre haditheve. Ata ia tregonin burrave rreth diturisë që kishin marrë, prapa perdeve, ashtu siç Allahu ka thënë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdës”. [el-Ahzab :53]

Dr. Muhammed Ibën Ahmed Ibën Ismail

Marrë nga libri:“Return of Hijab III” botuar nga el-Firdeus Ltd London

Përktheu: Ammar Ardit Kraja