Martë, 27 Korrik 2010 21:28
Ish-komandanti i KFOR-it, Xavier Bout de Marnhac, është emëruar sot shef i ri i misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky lajm është bërë i ditur nga një komunikatë për media të lëshuar nga zyra për informim e EULEX-it. Vendimi për emërimin e tij është marr nga Komiteti i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri, në bazë të rekomandimit të përfaqësues së lartë të BE-së, Cathrine Ashton.
Me rastin e emërimit të shefit të ri të EULEX-it, zyrtarja e lartë për politikë të jashtme në Ashton, ka vlerësuar lartë njohuritë e tij në fushën e menaxhimit dhe të udhëheqjes për operacione të ndryshime që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
"Eksperienca e tij në menaxhimin e situatave të ndryshme të krizave në terren dhe njohuritë për gjendjen aktuale atje, janë një përvojë e përshtatshme për të drejtuar misionin EULEX në periudhën e ardhshme gjatë së cilës misioni do të ballafaqohet me sfida të konsiderueshme përderisa vazhdon të zgjeroj mandatin e vet në tërë Kosovën”, tha ndër të tjera Ashton.
Mandati i de Marnhac-ut në cilësinë e shefit të EULEX-it i cili fillon më 15 tetor të këtij viti, zgjatë një vit me mundësi vazhdimi, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Shefi i ri i EULEX-it, ka shërbyer në Kosovë si Komandant i KFOR-it nga viti 2007 deri në 2008. /alsat-kosova/
Artikuj më të lexuar
- Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
- Dënohet vrasësi i “Martires së mbuluar”
- Durimi- (Sabri)
- Prifti Don Anton Kcira fyen shqiptarët (Video)
- Miku i panjohur në mesin e motrës sime
- Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!
- Këshilla për mbrojtje nga H1N1
- Derisa kam agjëruar dhe jam falur në gjithësi, kam ndjerë momentin më magjik në jetën time
- Shembuj të shkëlqyer nga jeta e imam Ebu HANIFES
- Islami dhe politika ndërkomëtare






































