Martë, 27 Korrik 2010 21:30
Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në qytetin Pirgos të Peloponezit është tronditur nga një tragjedi familjare e cila ka ndodhur pasditen e së dielës.
Dy pjesëtarë të një familjeje me origjinë nga Lushnja, babë e bir, janë mbytur në det. Nga informacionet që vijnë nga burime lokale mësohet se djali 17-vjeçar kërkoi ndihmën e të atit për të dalë nga deti, pasi nuk ndihej mirë. I ati, 42-vjeç, u fut menjëherë në ujë por nuk e gjeti dot adoleshentin.
42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Pushuesit e tjerë që ndodheshin pranë tentuan t’i ndihmojnë, por arritën të nxjerrin vetëm trupin e pajetë të burrit. Kërkimet për trupin e të riut vazhdojnë ende.
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë kanë filluar të dhurojnë nga 50 euro secili, për të siguruar shumën e 3 mijë eurove që nevojiten për kthimin e trupave në Shqipëri. /start/
Artikuj më të lexuar
- Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
- Dënohet vrasësi i “Martires së mbuluar”
- Durimi- (Sabri)
- Prifti Don Anton Kcira fyen shqiptarët (Video)
- Miku i panjohur në mesin e motrës sime
- Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!
- Këshilla për mbrojtje nga H1N1
- Derisa kam agjëruar dhe jam falur në gjithësi, kam ndjerë momentin më magjik në jetën time
- Shembuj të shkëlqyer nga jeta e imam Ebu HANIFES
- Islami dhe politika ndërkomëtare







































