Martë, 27 Korrik 2010 21:43
Këshilli i 7-të i Stabilizim-Asociimit BE-Maqedoni diskutoi në Bruksel nivelin e përmbushjes së kritereve në rrugën e vendit për integrim. Presidenca belge renditi fillimisht një pjesë të fushave ku kërkohet progres, njësoj si në dokumentin e qëndrimit të përbashkët të BE-së të publikuar nga Alsat-M, para se të kalonte tek çështja e emrit.
“Si presidencë belge ne duam të inkurajojmë arritjen e një konsensusi në këshill për shqyrtimin rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave. Ky është angazhimi ynë por për ta arritur, nuk po ju tregoj ndonjë sekret se kjo duhet të bëhet e bazuar në konsensus”, deklaroi Steven Vanackere, ministër i Jashtëm dhe kryesues i Presidencës belge e BE-së.
Megjithëse me fjalë jo shumë të qarta, që belgët të arrijnë konsensusin duhet zgjidhur çështja e emrit, siç e përsëriti edhe Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, pasi renditi 6 pikat ku kërkohet progres: dialogun politik, administratën publike, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, klimën e biznesit, por jo vetëm ato: “Në fund të bisedës tonë ne patëm ndjesinë se në vend është rrikthyer ritmi i reformave. Tani është veçanërisht e rëndësishme që në këto gjashtë pika por jo vetëm në to reformat të vazhdojnë për ta ruajtur ritmin. Dhe dua të theksoj dhe një pikë tjetër. Statusi i kandidatit nuk është ndërtuar për të qëndruar në dhomën e pritjes pa asnjë dalje prej saj. Prandaj vlerësojmë përpjekjet e Shkupit dhe Athinës dhe shpresojmë shumë që së shpejti të mund të puthim statusin kandidat me procesin e negociatave pasi të jetë zgjidhur çështja e emrit.”
Meqënëse të gjitha presidencat e mëparshme janë angazhuar për konsensus, Alsat-M pyeti presidencën se cila është arma e belgëve për ta arritur këtë gjë, ndërsa ministrin Millososki se si ndihet për faktin se Islanda nisi sot negociatat ndërkohë që Maqedonia pret prej 5 vjetësh për këtë.
“Ne do ti qëndrojmë besnik logjikës së presidencës belge: jo shumë pritshmëri, jo shumë premtime por më shumë rezultate. Nuk do ju tregoj në konferencë shtypi si do të procedojmë por do përpiqemi të japim sa më pak deklarata me besimin se një ditë do të arrijmë rezultat”, ushpreh ministri belg Vanackere.
“Në lidhje me çeljen e negociatave të Islandës, unë ndihem ende maqedon, nuk mund të jem islandez, por mendoj se ata ishin më me fat se ne me vendet fqinje, por ne kemi shprehur dëshirën, përgatitjen dhe vullnetin për hapjen sa më të shpejtë të negociatave që të kemi një tango veri-jug në kontekstin e zgjerimit evropian”, theksoi Antonio Milloshoski, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
I pyetur disa herë më pas për ndonjë datë të mundshme, ministri belg Vanackere nuk dha asnjë datë për çeljen e negociatave ndërsa minisri Milloshoski premtoi konstruktivitet në bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit.
Ernest Bunguri
BRUKSEL
Artikuj më të lexuar
- Ëndërr e habitshme e Pejgamberit tonë [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
- Dënohet vrasësi i “Martires së mbuluar”
- Durimi- (Sabri)
- Prifti Don Anton Kcira fyen shqiptarët (Video)
- Miku i panjohur në mesin e motrës sime
- Dija namazit tënd vlerën dhe krenohu me të!
- Këshilla për mbrojtje nga H1N1
- Derisa kam agjëruar dhe jam falur në gjithësi, kam ndjerë momentin më magjik në jetën time
- Shembuj të shkëlqyer nga jeta e imam Ebu HANIFES
- Islami dhe politika ndërkomëtare





































