Butiku Fortuna

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot4760
mod_vvisit_counterDje23650
mod_vvisit_counterKëtë Jave28410
mod_vvisit_counterJaven e kaluar93693
mod_vvisit_counterKëtë Muaj82902
mod_vvisit_counterMaujn e Kaluar355029
mod_vvisit_counterGjithsej2476781

Online (Mrena 20 min): 269
IP adresa Juaj: 38.107.191.102
,
Sot: 7or 06, 2010

Online

Emision Special  për Ramazan

Ditën e martë nga ora 17.00

Më hoxhën e nderuar Muhamed Dermaku

Për pyetje direkte kontaktoni : 0043 1920 14 42

Për pyetje më shkrim Shkruaj tëk Rubrika Dërgo Mesazh

Ta njohim të vërtetën

Çdo të martë ora 21:30

Email adresa ku ju mund të shkruani pyetje është
tanjohimteverteten@hotmail.com

Dhe Telefoni për direkt pyetje +381 (0)38 249 237

SMS Pyetje : 00377 44 156 614

Emision kontaktues " Ramazani 2010 "

Me hoxhën e nderuar Hfz.Lulzim Susuri

Ditën e hënë ora 17.30

Për pyetje kontaktoni : 0043 676 722 72 67

Udhëheqes i emisionit : Hevzi Hasani

Pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën, edhe pas GJND-së

Shtyp PDF
image

Pesë vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën konfirmuan gjatë bisedimeve në Këshillin e Ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel se nuk do të ndryshojnë qëndrim edhe pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë. Qiprioti Markos Kyprianou ishte i vetmi që rreshtoi para mediave argumentet që përdor Serbia që prej shpalljes së opinionit të GJND-së më 23 korrik.
“Opinioni i GJND-së është shumë i limituar dhe i kufizuar vetëm ndaj një pyetje tepër specifike që ka të bëjë vetëm me pjesën proceduriale të deklaratës së pavarësisë. Në të njëjtën kohë ne besojmë se ç‘do gjë që prek integritetin territorial të një vendi duhet të trajtohet nëpërmjet negociatave dhe diskutimeve dhe jo nëpërmjet deklaratave të njëanshme të pavarësisë. Pra qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar dhe ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në negociata për të gjetur një zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, deklaroi Markos Kyprianou, ministër i Jashtëm i Qipros.
Ndërsa Sllovakia dhe Greqia deklaruan se nuk ka asnjë presion për të njohur Kosovën, ministra të tjerë evropianë të vendeve që e njohin Kosovën mirëpritën opinionin e GJND-së dhe shprehën qartë në bisedimet e brendshme se as ndarja dhe as çështja e statusit të Kosovës nuk mund të diskutohet më. “Situata është më e qartë se në të kaluarën. Mendoj se Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në një dialog të sinqertë, duke përjashtuar çështjen e statusit”, deklaroi para takimit italiani Franko Frattini.
“Nuk besoj se ato vende që e kanë njohur Kosovën do ta bëjnë këtë së shpejti, por besoj se po shkojmë ngadalë drejt një situatë ku është e mundur që BE të shprehet me një qëndrim të unifikuar, ku nuk do të flitet më për statusin e Kosovës”, deklaroi gjithashtu austriaku Michael Spindeleger.
Gjatë bisedimeve me 27 ministrat, Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton ka përsëritur se vendimi i GJNDsë është shumë i qartë dhe se ajo ka ftuar Presidentin serb Tadiç dhe Kryeministrin kosovar Thaçi që të bashkëpunojnë në të mirë të të ardhmes drejt BE-së. Nga ky këshill nuk pati konkluzione për Kosovën pasi deklarata e Ashton pas shpalljes së Opinionit të GJND-së është vlerësuar të ketë qenë e koordinuar me të gjitha vendet anëtare.
 
Ernest Bunguri
BRUKSEL