Ora

Statistika

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot8907
mod_vvisit_counterDje14932
mod_vvisit_counterKëtë Jave107854
mod_vvisit_counterJaven e kaluar92101
mod_vvisit_counterKëtë Muaj148571
mod_vvisit_counterMaujn e Kaluar355029
mod_vvisit_counterGjithsej2542450

Online (Mrena 20 min): 101
IP adresa Juaj: 38.107.191.100
,
Sot: 7or 10, 2010

Transmetimi i Hutbes së Xhumasë

Direkt nga Xhamia " El Buhari Wien "

nga ora 13.30     Hoxhë : Muhamed Dërmaku


Transmetimi i Hutbes së Xhumasë

Direkt nga Xhamia " Bujaria Linz  Www.Bujaria.At "

nga ora 14.00   Hoxhë : Aranit ef. Pepa

Radio Pendimi

A bëjmë Bajram kur të bëjë Arabia Saudite?

Shtyp PDF

Shejh Abdulaziz ibn Bazit, ish-Kryemyfti i Arabisë Saudite, iu drejtua kjo pyetje: 

Në rast se vërtetohet hyrja e muajit të Ramazanit në ndonjë nga shtetet islame, siç është Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila e shpall këtë zyrtarisht, porse në shtetin në të cilin unë ndodhem, nuk është shpallur hyrja e muajit Ramazan, si duhet të veprojmë? A të agjërojmë me Arabinë Saudite, apo të agjërojmë dhe të bëjmë Bajram me vendin ku ndodhemi, kurdo që ata ta shpallin hyrjen e muajit Ramazan? Po kështu, edhe përsa i përket ditës së parë të Shevalit, pra, ditës së Bajramit, në rast se nuk përputhen ditët, si duhet të veprojmë?

Ai iu përgjigj:

“Muslimani e ka për detyrë që të agjërojë me atë shtet, në të cilin ai ndodhet dhe po ashtu të bëjë Bajram me të, në bazë të thënies së Profetit (alejhi salatu ue selam): “Agjërimi është në ditën që agjëroni, Bajrami në ditën që bëni Bajram dhe Kurbani në ditën që bëni Kurban.”

Abdulaziz ibn Baz.

Urime o agjërues, urime o fitimtar, urime Fiter Bajrami o besimtar!

Shtyp PDF

Eselamu Alejkum vëllezër dhe motra!
Lus Allahun e Lartësuar qe te na ketë pranuar agjërimin dhe çdo vepër te mire qe e kemi bere para dhe gjatë Ramazanit Lus Allahun e Lartësuar qe te na ketë falur mëkatet qe i kemi bere para dhe gjatë muajit te Ramazanit. Gjithashtu lus Allahun e Madhëruar qe te na e mundësoj te vazhdojmë me te njëjtin ritëm edhe pas Ramazanit te na pranoj veprat e mira dhe te na fal gjynahet. Ramazani shkoj e bashkë me te edhe jeta jon ne ketë dynja po perëndon, ne qe kemi agjëruar sa do pak ndihemi krenar qe arritëm te agjërojmë dhe shpresojmë shpërblimin e madh tek Allahu i Lartësuar por gjithashtu ndjehemi te mallëngjyer me kalimin e muajit te shenjt te Ramazanit e qe pa dyshim kënaqësia dhe harmonia me e madhe ne ketë dynja është ne Ramazan, çdo gjë është e hareshme por ja qe veç një muaj ne vit...

“Lamtumirë Ramazan” a nënkupton ndërprerje të agjërimit?

Shtyp PDF

 

Vëllezër të nderuar! Ja, muaji ynë i dashur, musafiri ynë i nderuar, po paralajmëron shkuarjen e tij. Pas disa ditësh do të shkojë te Zoti i Tij, që të jetë argument dhe dëshmi për disa prej nesh dhe argument e dëshmi kundër disave prej nesh. Po, argument dhe dëshmi për agjëruesit, të cilët agjëruan dhe u dalluan me agjërimin e tyre, për falësit të cilët u dalluan me faljet e tyre, për ata që shpenzuan në rrugën e Allahut, për ata që kuptuan vlerën e Ramazanit dhe shfrytëzuan kohën. Ndërsa argument dhe dëshmi kundër të shkujdesurve, të cilëve vetëm trupi u agjëroi dhe nuk u agjëruan zemrat, kundër atyre që s’kanë hise nga agjërimi vetëm se etjen dhe urinë, kundër atyre që u treguan asketë në shpërblim dhe nuk u interesuan për shtimin e të mirave në këtë muaj, duart e tyre u shtrënguan dhe u bënë koprracë.

Rregullat e Bajramit

Shtyp PDF

Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata të cilët janë pasues të rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit.

Për shkak të afrimit të Bajramit të Ramazanit, të cilin Allahu e ka bërë për ne dhe për të gjithë muslimanët lumturi, krenari, begati dhe nder, vëllezër të dashur musliman po i përmendim disa rregulla dhe sunete, të cilat i kryen besimtari ditën e Bajramit.

Sunnet e Bajramit dhe rregullat e tij:
Tekbiret në ditën e Bajramit, duke filluar në natën e Bajramit dhe kështu vazhdohet deri në përfundim të namazit të Bajramit.

Ramazani po na shkon

Shtyp PDF

Kur Ramazani e paralajmëron shkuarjen e tij, ne jemi në gjendje vetëm të themi, Subhanallah! Sa shpejt po shkon kjo jetë! Sa shpejt po kalojnë ditët dhe netët! Sikur të ishin gjethe vjeshtake, të cilat i valëviti era e fatit! A thua nuk është e tërë jeta asgjë tjetër përveç disa çaste? Po, jeta është vërtet vetëm ëndërr, ndërsa amshimi dhe përhershmëria i takojnë atij që është i amshueshëm: "Çdo gjë që gjendet në të është e kalueshme, dhe mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërishmi dhe i Nderuari!" (Rrahman: 26-27). Ku po shkon muaji i Ramazanit?! A nuk ishte vetëm para disa orëve me ne? A nuk na i ka mbushur veshët dhe sytë tanë? A nuk ishte ai të folurit e mimbereve tona, dekor i minareve tona, mall i tregjeve tona, lëndë e bisedave, shoqëri e natës në adhurimet tona, jeta e xhamive tona? E ku është tani?!